Arrestohen dy persona, rrahën dhe tentuan ta vrasin një person në Rahovec

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona, rrahën dhe tentuan ta vrasin një person në Rahovec

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar dy persona pasi kanë sulmuar fizikisht një person para dy ditësh në Rahovec.

Njëri nga të dyshuarit gjatë rrahjes ka shtënë me armë zjarri dhe sipas raportit të policisë rasti është cilësuar si vrasje në tentativë.

Viktima ka marrë lëndime nga ky incident dhe është dërguar për tretman mjekësor, transmeton Klankosova.tv.

Bëhet e ditur se gjatë kontrollit nga të dyshuarit është konfiskuar një pistoletë me 8 fishekë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat