Arrestohet lipjanasi, kërcënoi personat që i kishte në veturë

Kronikë e zezë

Arrestohet lipjanasi, kërcënoi personat që i kishte në veturë

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 09:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Lipjan, pasi që i njëjti kishte kërcënuar me fjalë tre persona që ishte në veturë më ta.

Siç njofton policia, personi i arrestuar kishte qenë nën ndikim të alkoolit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili derisa kishte qenë me veturë së bashku me dy të dyshuar tjerë, për shkaqe të panjohura i kishin fyer dhe kanosë me fjalë tri viktimat dy meshkuj dhe një femër kosovarë. Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit njësiti policor ka gjetur dhe sekuestruar një shufër metali. I dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit të cilit ju ka bërë testi dhe ka rezultuar 0.89 promil”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat