Sulmuan njëri-tjetrin, arrestohen dy pejanët

Kronikë e zezë

Sulmuan njëri-tjetrin, arrestohen dy pejanët

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 10:43
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Pejë, të cilët kishin sulmuar me mjete të forta njëri-tjetrin.

Rasti ka ndodhur ditën e enjte, rreth orës 18:14.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët për shkaqe ende të panjohura, kishin sulmuar njëri tjetrin me mjete të forta ku si pasojë kishin pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Së bashku me njërin prej të dyshuarve kur kishte ndodhë rasti kishin qenë edhe tre të dyshuar tjerë të cilët ende nuk janë identifikuar”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat