​Sekuestrohen armë e municione, 5 të arrestuar në Peran të Podujevës

Kronikë e zezë

​Sekuestrohen armë e municione, 5 të arrestuar në Peran të Podujevës

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 19:18
Podujevë

Drejtoria rajonale e policisë së Prishtinës ka ngritur prezencën policore dhe riorientuar shpërndarjen në terren me qëllim mbulimin e secilës zonë në funksion të parandalimit të rasteve kriminale dhe kapjen e të dyshuarve për rastet e tilla.

Në këtë kuadër, mbrëmë rreth orës 22:00, pas marrjes së informacioneve se në Peran të Podujevës, në një aheng familjar ka të shtëna me armë zjarri, policia ka kryer një operacion bastisjeje, i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një arme mitraloz, tri revole të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe 97 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur edhe dhjetëra gëzhoja, ndërsa ka shoqëruar për në stacionin policor pesë persona të dyshuar, dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit ka iniciuar rastin për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

Se këndejmi të njëjtit janë proceduar më tej në përputhje me vendimin e prokurorit të shtetit, njofton Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat