Vdes një person dhe lëndohen tre të tjerë, në një aksident në rrugën Mitrovicë-Zubin Potok

Kronikë e zezë

Vdes një person dhe lëndohen tre të tjerë, në një aksident në rrugën Mitrovicë-Zubin Potok

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në rrugën Mitrovicë-Zubin Potok.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar katër persona ku viktima femër kosovare pasi është dërguar në QKUK ka ndërruar jetë ndërsa tre të tjerët janë duke u trajtuar, dy në spitalin e Mitrovicës dhe një viktimë në QKUK”, thuhet në raportin e policisë.

Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat