I mituri në Prishtinë arrestohet, vodhi 50 euro nën kërcënimin e armës

Kronikë e zezë

I mituri në Prishtinë arrestohet, vodhi 50 euro nën kërcënimin e armës

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të mitur në Prishtinë.

I njëjti është arrestuar pasi që nën kërcënimin e armës i kishte marrë 50 €.

Njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar: një revole me gaz, një shkrepës në formë të revoles dhe një thikë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat