Aksident mes një veture dhe një kamioni

Kronikë e zezë

Aksident mes një veture dhe një kamioni

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në Veternik të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

“Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete, një kamion dhe një veturë, ndërkaq nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Borovci.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat