Porositi dy vrasje në Shqipëri, Florenc Çapja lirohet në Dubai

Kronikë e zezë

Porositi dy vrasje në Shqipëri, Florenc Çapja lirohet në Dubai

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 15:56
Florenc Çapja

Autoritet në Dubai kanë hequr mbikëqyrjen për Florenc Çapjan. Lajmin e konfirmon për News24 avokati Neshat Fana.

Çapja ka qëndruar disa kohë në mbikëqyrje policore në një banesë në Dubai, pasi autoritetet atje kishin dy kërkesa për azil dhe ekstradim. Tashmë ai është i lirë.

Çapja pretendon sipas një e-maili dërguar Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar se nuk ka marrë asnjë dijeni për procesin që po zhvillohet ndaj tij në Shqipëri.

Një ditë më parë Gjykata e Posacme vendosi të vecojë cështjen ndaj tij dhe Olsi Lekut nga të pandehurit e tjerë me argumentin se Florenc Capja nuk ka marrë dijeni për këtë proces.

Florenc Capja është në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi akuzohet si porositës për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit, ngjarje e ndodhur në vitin 2012 në qytetin e Elbasanit.

Lidhur me këtë ngjarje është vënë në pranga xhaxhai i tij Ardian Çapja.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat