Burri nga Kamenica i bënë për spital gruan dhe vajzën e tij

Kronikë e zezë

Burri nga Kamenica i bënë për spital gruan dhe vajzën e tij

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 08:58
Ilustrim

Policia ka bërë të ditur se dje është arrestuar një burrë nga Kamenica pasi që i njëjti i kishte rrahur gruan dhe vajzën e tij.

Sipas raportit të policisë viktimat kanë marrë tretman mjekësor.

Ndërsa, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi:

Kamenicë 30.07.2021 – 18:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj dy viktimave femra  kosovare (bashkëshortes dhe vajzës). Viktimave iu është ofruar tretman mjekësor.  Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat