Ia keqpërdorin kartelën bankare, kryejnë blerje online në vlerë 12 mijë euro

Kronikë e zezë

Ia keqpërdorin kartelën bankare, kryejnë blerje online në vlerë 12 mijë euro

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të keqpërdorimit të kartelës bankare, ku një person ka raportuar se persona të panjohur i kanë keqpërdorur kartelën bankare duke kryer blerje online në vlerë rreth 12 mijë euro.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Kuvendi i Bujanit” në Prishtinë më 15 dhe 16 korrik 2021.

“Më 30.07.2021 viktima mashkull  kosovar ka raportuar se persona deri më tani të pa njohur i kanë keqpërdorur kartelën bankare duke kryer blerje online në vlerë rreth (12,000) dymbëdhjetë mijë €”, thuhet në raport.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat