Aksident trafiku në Drenas, lëndohen dy persona

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Drenas, lëndohen dy persona

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 17:02
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Komoran – Drenas, ku janë lënduar dy persona.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti konfirmoi se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Rreth orës 14:00, në rrugën Komoran -Drenas, përkatesisht ne fashatin Zabel i ulët, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar dy persona”, deklaroi Ahmeti.

Tutje, ajo tha se me rastin po merret njësiti i trafikut. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat