Policia hap rast ndaj dy personave në Ferizaj

Kronikë e zezë

Policia hap rast ndaj dy personave në Ferizaj

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në Ferizaj ka bërë të ditur se arritur të zbardhë rastin e raportuar si ‘Grabitje’’.

“Viktima , tashmë i dyshuari A.L ( M/K), 29 vjeçar, kishte lajmëruar në polici, se me datën 31.07.2021 rreth orës 02:30, në një rrugë të Ferizajt , persona të panjohur, i kishin grabitur një zinxhir floriri nga qafa , gruas së tij dhe të njëjtit, sipas tij kishin ikur në drejtim të panjohur me një automjet me targa të Shqipërisë.

Menjëherë, pas këtij informacioni janë angazhuar të gjitha njësitet në terren, në kërkim të personave dhe auomjetit të dyshuar, ndërkohë që viktima është dërguar në qendrën emergjente, pasi
kishte kërkuar trajtim mjekësorë”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se gjatë hetimit të këtij rasti, hetuesit policorë , kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme materiale dhe deklarative, që nuk kishte ndodhur grabitja, siç edhe e kishin raportuar, por që pas intervistimit nga policia , në prani edhe të avokatit mbrojtës, të dytë kanë pranuar në tersi, se ishte një inskenim, pasi kishin një mosmarrëveshje në familje.

“Në lidhje me këtë, është iniciuar rasti ‘’ Lajmërim i rrejshëm’’ Ndërkohë , pas hetimeve në proces, ndaj të dyshuarit A.L , është inicuar edhe një rast tjetër ‘’Bashkëjetesë jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçar’’ , ngaqë viktima R.SH (F/K) është nën moshën 16 vjeçare dhe bashkëjetonte me të dyshuarin, e cila, pastaj i kthehet familjes së sajë.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, dy rastet mbeten në procedurë të rregullt, të mëtejmë hetimore”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat