Arrestohen 4 persona për vepra të ndryshme penale

Kronikë e zezë

Arrestohen 4 persona për vepra të ndryshme penale

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 09:38
Ilustrim

Katër persona kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale.

Një 18 vjeçar është arrestuar nga policia pasi është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kontrollit fizik 18-vjeçarit Xh.D., iu gjetën dhe sekuestruan 5 doza kanabis.

Ndërsa në Lushnje uniformat blu kanë vënë në pranga 30-vjeçarin E.H.m pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Gjithashtu në Fier është arrestuar 31-vjeçari A.A. pasi është kapur duke vjedhur sende të vendosura nga Bashkia në plazhin e Darëzezës.

Në pranga ka rënë edhe 41 vjeçari L. H., banues në Roskovec, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi:

DVP Fier-Informacion- Vihen në prangat e Policisë 4 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. D., 18 vjeç, banues në Povelçë, Fier, pasi është kapur nga Forca e Posaçme “Shqiponja” duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan 5 doza cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 30 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 31 vjeç, banues në Fier(i dënuar më parë për vjedhje), pasi është kapur duke vjedhur sende të vendosura nga Bashkia në plazhin e Darëzezës.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin L. H., 41 vjeç, banues në Roskovec, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat