Mërgimtari nga Suedia rreh nënën dhe motrën në Gjakovë, arrestohet

Kronikë e zezë

Mërgimtari nga Suedia rreh nënën dhe motrën në Gjakovë, arrestohet

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

Një person, shtetas i Suedisë, ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe motrës së tij, gjithashtu shtetase të Suedisë.

Për shkak të lëndimeve që kanë pësuar nga goditjet e tij, nënë e bijë janë dërguar për tretman mjekësor në spital.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën, rreth orës 01:00 pas mesnatës, në Gjakovë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat