E rëndë! Vetvritet 24 vjeçarja në Pogradec, lë një fëmijë jetim

Kronikë e zezë

E rëndë! Vetvritet 24 vjeçarja në Pogradec, lë një fëmijë jetim

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 22:12
Ilustrim

Një 24 vjeçare nga fshati Losnik i Pogradecit ka varur veten në haurin e lopës, aty ku kishte shkuar për të vizituar prindërit e saj.

Rexhina Dervishi, nënë e një fëmije të vogël është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Prrenjasit, por nuk ka mundur të mbijetojë.

"Më datë 01.08.2021, në mbrëmje, në fshatin Losnik, Pogradec, në banesë, është gjetur e vetëvarur shtetasja R. D., rreth 24 vjeçe."- njofton policia.

Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.

Burime për media, bëjnë me dije se viktima ishte e martuar në Prrenjas. Trupi është sjellë në morgun e Pogradecit.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat