Kavajsit i gjejnë në shtëpi ikonën e kohës bizantine dhe thasin me kanabis të përpunuar

Kronikë e zezë

Kavajsit i gjejnë në shtëpi ikonën e kohës bizantine dhe thasin me kanabis të përpunuar

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 08:40
Ilustrim

Një ikonë e vjetër me vlera historike e kohës bizantine është gjetur ndërsa policia kishte shkuar të kryente kontroll për drogë.

Policia ka arrestuar një  45 vjeç, banues në Kavajë ndërsa iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 kg e 150 gr. lëndë narkotike cannabis sativa.

Ikonën e vjetër me vlera historike (e kohës bizantine) dyshohet se e ka vjedhur në një kishë dhe do i shiste kundrejt vlerave monetare, informoi sot policia e Durrësit. 

Materialet ndaj 45 vjeçarit të identifikuar me inicialet Ç. P i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Trafikimi i  lëndëve narkotike" dhe "Trafikimi i veprave të artit".

Ai ishte dënuar më parë për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Përvetësimi i mallrave ose parave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale".

Operacioni policor u kodua "Ikona".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat