Një këmbësor goditet nga motoçikleta në Prishtinë

Kronikë e zezë

Një këmbësor goditet nga motoçikleta në Prishtinë

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 20:05
Foto ilustrim

Një motoçikletë ka goditur një këmbësor në lagjen Dardania në Prishtinë.

Media ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes teksa aty shihen edhe ekipet mjekësore teksa këmbësori është dërguar për tretman mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:00, në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një motoçiklete dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat