Detaje nga Policia rreth situatës me zjarre në Kosovë, arrestohen disa persona

Kronikë e zezë

Detaje nga Policia rreth situatës me zjarre në Kosovë, arrestohen disa persona

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka dhënë detaje për situatën me zjarre në Kosovë, duke bërë të ditur se disa persona janë arrestuar si të dyshuar për shkaktim të zjarrit.

Policia ka bërë të ditur se në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës, kanë vërejtur se është duke u djegur një fushë.

PK ka dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është fikur zjarri, derisa, një person është intervistuar nën dyshimet se ka shkaktuar zjarrin.

“Fsh. Sllatinë, Fushë Kosovë 03.08.2021 – 19:17. Njësia policore gjatë patrullimit ka vërejtur se është duke u djegur një hapësirë (fushë). Zjarrfikësit janë njoftuar, kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë fikur zjarrin. Lidhur me rastin është intervistuar një mashkull kosovar si i dyshuar për shkaktim të zjarrit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Në Komunën e Vitisë, si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të paditura janë djegur 4 hektarë të një fushe.

“Fsh. Zhiti, Viti 03.08.2021 – 19:30. Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të paditura janë djegur rreth 4 hektarë të një fushe. Zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar”, ka bërë të ditur policia, duke shtuar se një zjarr ka shpërthyer edhe në fshatin Pozheran të Vitisë.

“Fsh. Pozheran, Viti 03.08.2021 – 20:30. Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të paditura janë djegur rreth 3 hektarë fushë. Zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar”, bëhet e ditur.

Zjarre sipas policisë janë lokalizuar edhe në komunën e Istogut, Pejës, e Klinës.

“Bjeshkët e Moknës, Istog 02.08.2021 – 14:00. Për shkaqe ende të pa njohura është përfshirë nga zjarri një hapësirë pyjore. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin dhe është në monitorim të situatës”, thuhet në raport.

“Fsh. Shtupeq i Madh, Pejë. Për shkaqe ende të pa njohura është përfshirë nga zjarri një hapësirë pyjore. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin dhe është në monitorim të situatës”, thuhet në raport.

Në Klinë ndërkaq, është përfshirë nga zjarri edhe një shtëpi.

“Fsh. Sfërk, Klinë 03.08.2021 – 16:52. Për shkaqe ende të pa njohura është përfshirë nga zjarri një shtëpi. Njësitë relevante policore si dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, zjarri është lokalizuar. Përveç dëmeve materiale vlera e të cilave nuk dihet, të lënduar nuk ka pasur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, bëhet e ditur.

Në bjeshkët e Deçanit është përfshirë nga zjarri një hapësirë prej 30 ari.

“Bjeshka e Baballoqit, Deçan 03.08.2021 – 15:00. Është përfshirë nga zjarri një hapësirë prej rreth 30 ari. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit”, thuhet në raport.

Policia ka njoftuar se në fshatin Novosellë të Malishevës një person ka vdekur, pasi që fillimisht ishte dërguar pa shenja jetë në QKMF. Si pasojë e vdekjes dyshohet të jetë ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar te stalla që ishte përfshirë nga zjarri.

“Fsh. Novosellë, Malishevë 03.08.2021 – 01:20. Viktima mashkull kosovar është sjellë pa shenja jete në QKMF pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Si pasoje kësaj vdekje dyshohet të jetë ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IM për obduksion”, bëhet e ditur.

Në Rahovec policia ka bërë të ditur se janë përfshirë nga zjarri dy hapësira me barishte.

“Fsh.Sopniq, Rahovec 03.08.2021 – 13:30. Është përfshirë nga zjarri një hapësirë prej rreth 0.50 ha me barishte. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin”.

“Fsh Xërxë, Rahovec Është përfshirë nga zjarri një hapësirë prej rreth 0.40 ha me barishte. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin”.

Në Vushtrri ndërkaq, është arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti i kishte vënë zjarrin hamulloreve të tij.

“Fsh. Gojbulë, Vushtrri 03.08.2021 – 13:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti i kishte vënë zjarrin hamulloreve në arën e tij. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thotë policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat