Sërish aksident në hyrje të Mitrovicës, ka të lënduar

Kronikë e zezë

Sërish aksident në hyrje të Mitrovicës, ka të lënduar

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 17:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në hyrje të qytetit të Mitrovicës, më saktësisht në vendin e njohur si tek "varrezat e serbëve".

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë siguruar fotografi nga atje.

Ata thonë se dy automjete janë ndeshur mes veti, dhe ka pasur persona të lënduar, ndërsa Policia e Kosovës ka dalur në vendin e ngjarjes.

Në fotografi poashtu shihet edhe autoambulancat, ndërsha qytetarët kanë thënë se kanë parë disa automjete të ndihmës së shpejtë që kanë shkuar në drejtim të vendit të aksidentit.

Ndryshe hyrja në qytetin e Mitrovicës, dhe rruga e Ulqinit janë dy vendet ku shkaktohen më së shumti aksidente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat