34 vjeçari në Kaçanik arrestohet pasi rrahu gruan

Kronikë e zezë

34 vjeçari në Kaçanik arrestohet pasi rrahu gruan

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Një 34 vjeçar me inicialet A.L është arrestuar në Kaçanik, pas një mosmarrëveshje që kishte në familje, ka ushtruar dhunë fizike, ndaj gruas së tij ,XH.L e moshës 34 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Policia pasi ka intervistuar të dyshuarin dhe viktimën, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari A.L dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Rasti mbetet për trajtim të mëtejmë hetimor, nga Sektori i në Familje në Stacionin Policor në Kaçanik.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qytetarët që, të raportojnë menjëhërë policinë për rastet e dhunës në familje, të lajmërojnë stacionin policor më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat