Përleshje mes familjarëve në Ferizaj

Kronikë e zezë

Përleshje mes familjarëve në Ferizaj

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Një 75-vjeçar ka pësuar lëndime trupore pas një mosmarrëveshje që ka pasur me një familjar të tij, 53-vjeçar, të martën pasdite në Ferizaj, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Siç bëhet e ditur në njoftim, 53-vjeçari, A.S., pas mosmarrëveshjes me S.S., 75-vjeçar, i ka shkaktuar lëndime trupore këtij të fundit, që më pas ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj e për trajtim të mëtutjeshëm është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

I dyshuari A.S. është shoqëruar në stacion policor në Ferizaj dhe më pas është dërguar për mbajtje për 48 orë. Rasti ka mbetur për procedurë të mëtejme hetimore.

Ndërkaq, te viktima S.S. janë gjetur armë ilegale në shtëpi. Pas bastisjes, atij i janë konfiskuar tri armë zjarri, një pushkë automatike AK-47 me një karikator dhe 23 fishekë, një pistoletë me një karikator me 8 fishekë dhe një pushkë gjuetie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat