E pa duke e incizuar me telefon, e bën ‘llom’ një shofer në kolonë

Kronikë e zezë

E pa duke e incizuar me telefon, e bën ‘llom’ një shofer në kolonë

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 22:55
Foto ilustrim

Katër persona janë përfshirë në një rrahje mbrëmë rreth orës 19:00, në Gjurgjevik të Klinës, derisa ishin në kolonë.

Njëri nga të dyshuarit i ka shkuar te vetura edhe e ka sulmuar një person, pasi ka dyshuar se i njëjti e ka incizuar me telefon.

Dy nga të dyshuarit janë arrestuar, kurse dy të tjerë gjenden në arrati.

Të arrestuarit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat