Arrestohet një person për kanosje në Shtime, i konfiskohet edhe një armë

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për kanosje në Shtime, i konfiskohet edhe një armë

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 21:28
Foto ilustrim

Stacioni policor në Shtime, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, rreth orës 18:00 ka pranuar një informacion se një person me inicialet A.F ( M/K) i moshës 30 vjeçar, pas një mosmarrëveshje që kishte me personin tjetër, me inicialet L.S (M/K) i moshës 31 vjeçar ,këtë të fundit e kërcënon me armë zjarri.

Në lidhje me këtë policia, të dyshuarin e shoqëron në stacionin policor në Shtime dhe pasi intervistohet, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

“Rasti mbetet për trajtim të mëtejmë hetimor nga Sektori i Njësisë së Hetimeve të Stacionit Policor në Shtime, i dyshuari lirohet për procedurë të rregullt.

Ndërkaq i konfiskohet një pushkë automatike A-47”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat