Dogana parandalon 17 raste të mashtrimeve me fatura, kryesisht në importin e veturave

Kronikë e zezë

Dogana parandalon 17 raste të mashtrimeve me fatura, kryesisht në importin e veturave

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 17:20
Ilustrim

Sektorët e specializuar të Doganës së Kosovës, në saje të një operacioni të organizuar për të luftuar mashtrimet doganore dhe kontrabandën, vetëm gjatë datës 26 Gusht, kanë arritur të zbulojnë 17 raste të mashtrimit, kryesisht në importin e veturave.

Mashtrimet e dyshuara janë bërë me qëllim që të zbatohen vlera më të ulëta të pagesës së detyrimeve.

Vlen të ceket se si rrjedhojë e këtij plani janë shqiptuar 10 kundërvajtje doganore dhe janë iniciuar për hetim penal 2 raste, që kanë pasur shmangie më larta. Rastet tjera janë duke u administruar derisa të përfundohen procedurat e nevojshme të verifikimit.

Dogana e Kosovës është në dijeni për tentim mashtrimet në këtë fushë dhe kërkon nga subjektet tregtare dhe qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të përmbahen nga mashtrimet në cilëndo formë të mundshme.

Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat