Burri raporton në Polici se i ka humbur gruaja

Kronikë e zezë

Burri raporton në Polici se i ka humbur gruaja

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 09:18
Ilustrim

Një grua në Ferizaj është raportuar në Polici si person i zhdukur.

Rastin në Polici e ka denoncuar  burri i saj, gjatë ditës së djeshme.

I njëjti ka thënë se bashkëshortja ka dalë nga shtëpia nga 24 gushti dhe nuk ka informacione për vendndodhjen e saj.

Njoftimi:

Ferizaj 24.08.2021 – 15:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj . Rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat