Një burrë nga Prishtina rrëmbehet, arrin të ik nga shtëpia ku po mbahej

Kronikë e zezë

Një burrë nga Prishtina rrëmbehet, arrin të ik nga shtëpia ku po mbahej

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 10:04
Foto Ilustrim

Është rrëmbyer një burrë nga Prishtina, të cili dy të dyshuarit i kishin kërkuar një shumë parash për një borxh që ai e kishte.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se personi ishte rrahur dhe kërcënuar me armë zjarri, mirëpo ai kishte arritur që të ikte nga shtëpia në të cilën po mbahej.

“Viktima mashkull ka informuar se dy të dyshuar meshkuj i kanë kërkuar një shumë parash  për një borxh që viktima e kishte. Të njëjtit, e kishin rrahur dhe kërcënuar me armë zjarri. Viktima ka arrit të ik nga shtëpia ku ishte duke u mbajtur”, thuhet në raport.

Tutje, nga ky raport bëhet e ditur se iktimës i është ofruar tretman mjekësor si dhe rasti është nën hetime nga njësitë relavante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat