30 ditë paraburgim për burrin që rrahu gruan në Prizren

Kronikë e zezë

30 ditë paraburgim për burrin që rrahu gruan në Prizren

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje 30 ditë ndaj të pandehurit A.G, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale: lëndim i lehtë trupor.

Rasti ka ndodhur me datën 26 gusht, në shtëpinë e përbashkët familjare, ku pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme, i pandehuri A.G ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij duke e goditur ne qafë dhe kafshuar në shpinë.

“Me datë 26 gusht, në orët e mbrëmjes, në shtëpinë e përbashkët familjare i pandehuri A.G., i shkakton lëndim të lehtë trupor të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, për shkak të një mosmarrëveshje të vazhdueshme, duke e sulmuar fizikisht me duar duke e goditur në qafë dhe kafshuar në shpinë, Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, ku i pandehuri veprën penale dyshohet se e ka kryer në shtëpinë e përbashkët familjare edhe në prani të fëmijëve, si dhe duke marrë parasysh rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale, dhe faktin që viktimat e dhunës në familje mbrohen edhe me Ligjin për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, andaj caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat