​Një muaj paraburgim për prostitucion

Kronikë e zezë

​Një muaj paraburgim për prostitucion

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar dje kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit F. K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të prostitucionit.

“Më datë 10 mars 2021, në Gjakovë, saktësisht në vilat “M...” në fshatin D., i pandehuri F.K., në bashkëveprim me të dashurën e tij të miturën, rekrutojnë dhe organizojnë personin tjetër të miturën, që me qëllim të mundësimit të prostitucionit të kryej marrëdhënie seksuale me shokun e tij D. J., në këmbim të shumës prej 200 euro”, thuhet në komunikatë.

Gjykata, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat