Në Kamenicë sulmohen seksualisht dy të mitura, rasti shkon në procedurë të rregullt

Kronikë e zezë

Në Kamenicë sulmohen seksualisht dy të mitura, rasti shkon në procedurë të rregullt

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton se janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj, nën dyshimin se kanë sulmuar seksualisht dy femra.

Rasti ka ndodhur më 1 shtator në Kamenicë, rreth orës 00:10.

“Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj, nën dyshimin se kanë sulmuar seksualisht dy femra (të mitura)”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë lirar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat