Në dy aksidente të ndryshme në Lipjan, lëndohen tre persona

Kronikë e zezë

Në dy aksidente të ndryshme në Lipjan, lëndohen tre persona

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 21:28
Foto ilustrim

Në orët e mbrëmjes në Lipjan kanë ndodhur dy aksidente të ndara.

Rreth orës 19:30, në rrugën “Hajredin Bajrami” në Lipjan, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjete.

Në këtë aksident lëndime të lehta tupore ka pësuar një person.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.

Ndërsa rreth orës 20:00 në rrugën “Fehmi Agani” poashtu në Lipjan, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete (një furgon dhe një veturë).

Policia njofton se si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat