​Arrestohen burrë e grua për teste false COVID-19

Kronikë e zezë

​Arrestohen burrë e grua për teste false COVID-19

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 18:20
Foto ilustrim

Një shtetas kosovar dhe bashkëshortja e tij italiane janë kapur sot nga autoritetet policore në aeroportin “Adem Jashari”, nën dyshimin se kanë falsifikuar testet për koronavirus.

Rasti ka ndodhur rreth orës 14:45, kur B.K., (1973), kosovar dhe T.O., (1976), shtetase italiane, në tentim për të udhëtuar në Verona Itali, kanë prezantuar dy dokumente teste për COVID, të cilat dyshoheshin se mund të ishin të falsifikuara. Pas pranimit të këtyre dy dokumenteve, policia ka filluar hetim lidhur me origjinalitetin e testeve.

Është kontaktuar laboratori në emër të të cilit ishin lëshuar testet. Përgjigjja nga laboratori ka qenë se nuk kanë lëshuar teste me ata numra rendorë dhe për personat B.K. dhe T.O. Në fakt numri rendor përkon me emrin e një personi tjetër.

Lidhur me rastin, policia ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe në konsultim më të, është iniciuar rasti karshi veprës penale falsifikim i dokumenteve.

Me aktvendim të prokurorit, dy të dyshuarit dërgon në mbajtje deri në 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat