Arrestohet një person i kërkuar

Kronikë e zezë

Arrestohet një person i kërkuar

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar , ka arritur që sot të arrestojë një person me inicialet V.D (M/K) i moshës 27 vjeçar.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Grabitje’’, me dënim burgimi prej gjashtë (6) muajve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat