Aksident në Hajvali, një person i lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Hajvali, një person i lënduar

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 20:41
Foto ilustrim

Një person ka marrë lëndime trupore pasi në Hajvali të Prishtinës ka ndodhur një aksident mes dy veturave.

Kjo u bë e ditur nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:00 në Hajvali,  ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e aksidentit një person  ka pësuar lëndime trupore. Personi i lënduar është  dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat