34-vjeçari nga Drenasi gjendet i vdekur në Prishtinë

Kronikë e zezë

34-vjeçari nga Drenasi gjendet i vdekur në Prishtinë

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 22:53
Foto ilustrim

Të premten rreth orës 04:00, policia ka pranuar informatë për një person pa shenja jete në lagjen Mati 1, në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjentë.

Ata kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 34-vjeç nga Drenasi.

Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim dhe aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat