Punëtori i një pompe të derivateve vjedh 6 mijë e 365 euro nga vendi i punës

Kronikë e zezë

Punëtori i një pompe të derivateve vjedh 6 mijë e 365 euro nga vendi i punës

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 09:18
Ilustrim

Një punëtor në Graçanicë ka vjedhur mbi 6 mijë euro nga vendi i tij i punës.

Sipas Policisë, i dyshuari mashkull kosovar, kishte vjedhur 6365 euro nga arka e pompës së derivateve.

I njëjti është arrestuar dhe i janë gjetur paratë e vjedhura.

Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se punëtori i tij i dyshuari mashkull kosovar, kishte vjedhur 6365 euro nga arka e pompës së derivateve. I dyshuari është arrestuar dhe i janë gjetur parat e vjedhura. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thekson raporti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat