Humb betejën me Covid ish-ushtari i UÇK-së

Kronikë e zezë

Humb betejën me Covid ish-ushtari i UÇK-së

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 21:44
Foto ilustrim

Dega e OVL të UÇK-së në Pejë ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë ish-ushtari Bajrush Berisha pasi ishte prekur nga virusi Covid.

Dega ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen për të ulur rrezikun që të preken nga virusi.

“Sapo morëm lajmin e hidhur që ka ndërruar jetë bashkëluftëtari jonë Bajrush Berisha nga fshati Kosuriq, pas një beteje të gjatë me Covid19.”, thuhet në njoftim.

Të dashur bashkëluftëtarë, të dashur qytetarë. Ju lutemi që të vaksinoheni. Nga virusi po vdesin të dashurit tonë. Nga vaksina nuk po vdes askush”, thuhet tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat