Klinë, organizuan aheng familjar, gjobiten nga policia

Kronikë e zezë

Klinë, organizuan aheng familjar, gjobiten nga policia

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 21:45
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, referuar vendimeve të institucioneve si dhe referuar  planifikimeve operacionale policore, të gjitha aktivitetet dhe masat e deritanishme po i ndërmerr në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucionet e tjera relevante, konform angazhimeve dhe detyrave sipas planit për gatishmëri dhe reagim.

Siç njoftohet, me datë  13.09.2021, në rajonin e Pejës, konkretisht në fshatin Ujmir të Klinës, Policia e Kosovës pas pranimit të informacioneve dhe video inçizimeve të publikuara në media se pardje gjatë një ahengu familjar nuk janë respektuar masat e vendosura nga autoritetet për parandalim të përhapjes së virusit Covid-19, ka ndërmarr masat e nevojshme duke shqiptuar gjobën sipas ligjit në fuqi për mos respektim të masave të vendosura.

Me qëllim të zbatimit të masave parandaluese, apelojmë tek të gjithë qytetarët dhe bizneset që të respektojnë vendimet e marra nga qeveria e vendit, me qëllim që të ruajmë shëndetin publik si dhe të pamundësohet përhapja e mëtejme e virusit”, thuhet në njoftim.

Policia thotë se po ndërmerr dhe do të vazhdojë të ndërmerr masa ndëshkuese ndaj shkelësve të ligjit anti-COVID-19.

Respektimi i masave dhe kufizimeve në pajtim me vendimet e fundit të nxjerra nga qeveria e vendit mbetet prioritet për parandalimin e virusit dhe ruajtjen e shëndetit publik”, thuhet në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat