Si në filma aksion: Tre persona me kallashnikov dhe pistoleta gjuajnë një tjetër person në Vushtrri

Kronikë e zezë

Si në filma aksion: Tre persona me kallashnikov dhe pistoleta gjuajnë një tjetër person në Vushtrri

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 09:49
Vushtrria

Një ngjarje e njëjtë me atë të filmave aksion ka ndodhur në Vushtrri, ku tre persona të armatosur kanë shtënë në drejtim të një personi tjetër, por që për fat nuk e kanë qëlluar.

Sipas ankuesit të dyshuarit ishin të armatosur njëri me armë të gjatë dhe dy të tjerët me postoleta.

Të dyshuari ishin larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar.

Raporti i plotë policor:

Rr. Ukshin Hoti, Vushtrri 13.09.2021 – 18:44. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se tre persona meshkuj kosovar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, por nuk e kanë qëlluar. Sipas ankuesit, të dyshuarit ishin të armatosur njëri me armë të gjatë, dhe dy të dyshuarit tjerë me pistoleta. Të dyshuari ishin larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat