Policia në kërkim të tre personave për tentim vrasje në Vushtrri

Kronikë e zezë

Policia në kërkim të tre personave për tentim vrasje në Vushtrri

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Policia e Kosovës është në kërkim të tre personave të dyshuar për përfshirje në veprën penale “vrasje në tentativë”, e cila ka ndodhur dje rreth orës 18:44 në rrugën “Ukshin Hoti” në Vushtrri.

Nga hetimet fillestare, ngjarja fillimisht ishte raportuar vetëm për të shtëna me armë zjarri, ndërsa bazuar në deklarimin e ankuesit dhe dëshmitarëve, të dyshuarit kanë gjuajtur në drejtim të ankuesit dhe rasti është cilësuar si ‘vrasje në tentativë’.

Në këtë rast nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes policia ka gjetur shtatë gëzhoja dhe një fishek, të cilat janë konfiskuar në cilësi të provave materiale.

Tre të dyshuarit janë arratisur nga vendi i ngjarjes mirëpo të njëjtit janë identifikuar nga policia dhe janë njoftuar të gjitha stacionet/nënstacionet policore, pikat kufitare dhe aeroporti ‘’Adem Jashari’’ që nëse hasen personat e dyshuar të ndalohen menjëherë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Hetuesit policor në bashkëpunim me prokurorin janë duke zhvilluar hetime për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me veprën penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat