Arrestohen tre persona të dyshuar për disa vjedhje në Prishtinë

Kronikë e zezë

Arrestohen tre persona të dyshuar për disa vjedhje në Prishtinë

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Hetuesit policorë të Stacionit Policor Qendra në Prishtinë, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.

Sipas njoftimit të Policisë tre të arrestuarit, G. B. (18),  E.G. (18) dhe H .M. (33) dyshohet të jenë të përfshirë në së paku katër raste të vjedhjeve, të cilat kanë ndodhë në rajonin e Prishtinës.

“Personat  arrestuar do të procedohen konform rekomandimit  të  prokurorit të shtetit, ndërkohë që hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat