Në Prishtinë shqiptohen 59 gjoba dhe konfiskohen 9 motoçikleta

Kronikë e zezë

Në Prishtinë shqiptohen 59 gjoba dhe konfiskohen 9 motoçikleta

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 20:23
Konfiskimi i 9 motoçikletave

Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, po vazhdon me implementimin e planit operativ për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të motoçikletave, dhe përdorimit të telefonit gjatë ngasjes së automjetit.

Sipas një njoftimi thuhet se në kuadër të këtij plani, sot janë shqiptuar 59 gjoba.

Dhe janë konfiskuar 9 motoçikleta.

Ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinë dhe do të vazhdoj deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat