​Tre të lënduar në një aksident trafiku në Deçan

Kronikë e zezë

​Tre të lënduar në një aksident trafiku në Deçan

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 23:34
Foto ilustrim

Tre persona janë lënduar, njëri prej tyre më rëndë, si pasojë e një aksidenti të komunikacionit sonte në Deçan.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 21:15 në rrugën “Luan Haradinaj”.

“Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjetet, ku lëndime kanë pësuar tre persona.

Dy nga të lënduarit, shkaku i lëndimeve të rënda janë dërguar në emergjencë në spitalin rajonal të Pejës, ndërsa personi tjetër ka pësuar lëndime të lehta dhe është dërguar për trajtim në QKMF në Deçan”, ka thënë Gashi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat