​Gjenden mallra të kontrabanduara në një depo në Mitrovicë të veriut

Kronikë e zezë

​Gjenden mallra të kontrabanduara në një depo në Mitrovicë të veriut

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 10:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Mallra të kontrabanduara janë gjetur në një depo në Mitrovicë të veriut.

Dogana e Kosovës ka njoftuar se mes mallrash janë edhe 1.6 ton miell.

Njësit e doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë ushtruar kontroll të befasishëm në një depo të mallrave në Mitrovicën e veriut. Gjatë kontrollit janë gjetur sasi të konsiderueshme të mallrave të cilat nuk kishin asnjë mbulesë dokumentare të gjitha mallrat me origjinë nga Serbia”, ka njoftuar Dogana e Kosovës nëpërmjet një komunikate për medie.

1.6 ton miell, 1000 litra birra, 1500 litra pije të gazuara, 370 litra vaj ushqimor, 500 litra lëngje, 160000 copë filterë cigaresh dhe 1000 litra ujë, janë mallrat që u kontrabaduan.

Të gjitha mallrat janë konfiskuar gjithashtu në bashkëpunim me prokurorin themelore ne Mitrovicë, lënda është referuar për trajtim në sektorin për kundërvajtje.

Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: [email protected]. Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit”, përfundon komunikata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat