Policia në Skenderaj arreston personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës

Kronikë e zezë

Policia në Skenderaj arreston personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Policia në Skenderaj ka njoftuar se është ndaluar i dyshuari S.S ndaj të cilit Gjykata Themelore kishte lëshuar urdhëresën për veprën penale.

Një urdhëresë e tillë është realizuar dje me datë 14.09.2021, ku rreth orës 10:30 në Skenderaj është ndaluar i dyshuari S.S., 40 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë-Dega në Vushtrri, kishte lëshuar urdhëresën ED.nr. 30/2020, për veprën penale ,,Vjedhje e shërbimeve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Skenderajt.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës.

I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat