Kunata shkel me kerr kunatën në Gjilan

Kronikë e zezë

Kunata shkel me kerr kunatën në Gjilan

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Një grua në Gjilan ka pësuar lëndime trupore, pasi është goditur me veturë nga një grua tjetër, e cila ndodhet në arrati.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Policia bën të ditur se viktima është duke u trajtuar në spitalin rajonal të Gjilanit, ndërsa e dyshuara nuk është kapur ende nga organet e drejtësisë.

Viktima femër kosovare është duke u trajtuar në spitalin rajonal Gjilan, pasi ë e njëjta është goditur me veturë nga e dyshuara femër kosovare e cila gjendet në arrati”, thuhet në raport.

Ndërkohë mediet lokale në Gjilan raportojnë se dy gratë e përfshira në këtë ngjarje janë kunata mes vete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat