500 euro gjobë dy qytetarëve nga Juniku, shkelën masat anti-CoVID

Kronikë e zezë

500 euro gjobë dy qytetarëve nga Juniku, shkelën masat anti-CoVID

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 19:57
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në Junik ka gjobitur dy qytetarë me nga 500 euro për mos respektimin e masës së vetë izolimit.

Në një komunikatë për media, thuhet se kontrollet e Policisë së Kosovës po bëhen me qëllim të verifikimit që masat e shqiptuara për persona në vetë izolim të jenë në përputhje me afatin e përcaktuar kohor nga IKSHPK, si masë parandaluese.

Policia e Kosovës apelon te të gjithë qytetarët që t’i respektojnë vendimet e Qeverisë dhe IKSHPK-së për parandalimin e përhapjes së sëmundjes infektuese koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat