Rrahje në Prishtinë e Lipjan, arrestohen pesë persona

Kronikë e zezë

Rrahje në Prishtinë e Lipjan, arrestohen pesë persona

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 09:53
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar tri raste të lëndimit trupor që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Prishtinës.

Dy raste kanë ndodhur në Prishtinë dhe njëri në Lipjan. Sipas policisë në Prishtinë një i mitur është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull.

Gjithashtu në rastin tjetër në Prishtinë, është sulmuar fizikisht një person. Kurse në Lipjan tre persona kanë sulmuar një person.

Rastet sipas policisë:

Prishtinë, 14.09.2021 – 19:30. Me 15.09.2021 viktima mashkull kosovar (i mitur) ka njoftuar se, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Lipjan, 14.09.2021 – 22:32. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj të huaj, pasi që të njëjtit kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull i huaj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.

Prishtinë , 15.09.2021-17:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në bashkëveprim me të dyshuarin tjetër mashkull kosovar e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar si dhe i kanë dëmtuar veturën. Viktima ka pranuar trajtim mjekësorë në QKUK ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat