Djali kthehet nga spitali dhe kanos babain me vrasje

Kronikë e zezë

Djali kthehet nga spitali dhe kanos babain me vrasje

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Djali nga Skenderaj së fundi ishte në shërim të detyrueshëm në QKUK. Pasi u kthye nga atje, e ka kanosur me vrasje babain e tij.

Rastin në Polici e ka lajmëruar viktima teksa i dyshuari është arrestuar.

“Skenderaj, 14.09.2021-14:35. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se , djali i tij i cili ka qenë në shërim të detyrueshëm në QKUK , pasi është kthyer në banesë e ka kanosur me vrasje. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje . Rasti vazhdon të hetohet“, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat