Policia arreston dhe kthen mbrapa dy serb, kishin hyrë ilegalisht në Kosovë

Kronikë e zezë

Policia arreston dhe kthen mbrapa dy serb, kishin hyrë ilegalisht në Kosovë

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy shtetas të Serbisë, pasi që të njëjtit kishin hyrë në Kosovë përmes rrugëve alternative nga Serbia.

Policia njofton se atyre u është caktuar masa e arrestit për 48 orë, pasi që njëri kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.

Banjë Dog 16, Zubin Potok, 16.09.2021-07:03. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë për shkak se përmes rrugëve alternative nga territori i Serbisë kanë hyrë në territorin e Kosovës. Te dyshuarit janë ndaluar nga patrulla policore deri sa kanë qenë duke lëvizur me automjetin e tyre me targa te Serbisë.

Të dyshuarve me vendim të prokurorit u është caktuar masa e arrestit për 48 orë, por pasi njëri prej tyre në testin që ju ka bërë në QKMF Prishtinë ka rezultuar pozitiv i infektuar me virusin Covid 19 janë depërtuar në territorin e Serbisë dhe lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat