Kaq raste të dhunës në familje raportohen gjatë 24 orëve të fundit

Kronikë e zezë

Kaq raste të dhunës në familje raportohen gjatë 24 orëve të fundit

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 11:46
Ilustrim

ri raste të dhunës në familje janë shënuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Rastet kanë ndodhur në rajone të ndryshme: Prishtinë, Prizren dhe Suharekë.

Në Prishtinë rasti ka ndodhur dje në ora 01:30 pasmesnate dhe i dyshuari është arrestuar nga Policia pasi e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij.

Policia thotë se si pasoj ajo ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti i dhunës në familje në Suharekë raportohet sipas Policisë se ka ndodhur më 15 shtator, ku gruaja dyshohet se është sulmuar nga burri i saj pas një mosmarrëveshje.

Policia thotë se viktima ka pranuar trajtim mjekësorë dhe palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Edhe në Prizren rasti i dhunës dyshohet se është shkaktuar nga burri ndaj gruas së tij.

Rasti ka ndodhur dje në ora 10:00 dhe sipas Policisë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat